Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga paraburgimi i Gjykata Speciale në Hagë dhe ka mbërritur në Kosovë.
Lajmi u konfirmua nga djali i tij, Flakron Shala, i cili ka publikuar një fotografi familjare pas lirimit, duke shënuar kthimin e tij në atdhe.
“Mirë se erdhe në atdhe, babë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Haxhi Shala ishte duke u mbajtur në paraburgim në kuadër të proceseve gjyqësore të Dhomave të Specializuara në Hagë. Lirimi i tij është pritur me reagime dhe interes të madh publik, duke pasur parasysh profilin e tij si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Detaje të tjera rreth kushteve të lirimit apo hapave të mëtejmë proceduralë nga Gjykata Speciale nuk janë bërë ende publike.

