Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lista Serbe ankohet në PZAP: KQZ refuzoi publikimin e rezultateve për partinë tonë

Qendra Info by Qendra Info
02/02/2026
in Lajme
0
Lista Serbe ankohet në PZAP: KQZ refuzoi publikimin e rezultateve për partinë tonë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lista Serbe ka paraqitur zyrtarisht ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit për këtë subjekt politik.

Në njoftimin e saj, Lista Serbe e cilëson vendimin e KQZ-së si të paligjshëm, diskriminues dhe të drejtuar kundër komunitetit serb, duke pretenduar se me këtë vendim janë mohuar 42.759 vota të qytetarëve serbë.

“Në emër të Listës Serbe është dorëzuar ankesa në PZAP kundër vendimit të paligjshëm, antiserb dhe diskriminues të KQZ-së, me të cilin është refuzuar publikimi i rezultateve përfundimtare për partinë tonë”, thuhet në reagim.

Lista Serbe shprehet se pret që Paneli Zgjedhor ta anulojë këtë vendim dhe të veprojë në përputhje me ligjin, duke mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

KQZ të shtunën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, por pa përfshirë rezultatet për Listën Serbe, çka nxiti reagime dhe paralajmërime për ankesa ligjore.

Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, e quajti vendimin “të turpshëm”, duke deklaruar se KQZ-ja ka humbur epitetin e institucionit të pavarur.

Vendimi i PZAP-së pritet në ditët në vijim, ndërsa palët kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme, nëse nuk janë të kënaqura me epilogun.

Related

Previous Post

Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri sa në Greqi, më të larta se në rajon

Next Post

Mbyllet afati për ankesa: PZAP pranon shtatë ankesa ndaj rezultateve përfundimtare të KQZ-së

Next Post
PZAP refuzon kërkesën e LVV-së për rivotim me postë

Mbyllet afati për ankesa: PZAP pranon shtatë ankesa ndaj rezultateve përfundimtare të KQZ-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.