Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lladrovci i prerë: “Nuk kam kërkuar kushte për Bedri Hamzën – në PDK kam qenë gjithmonë, objektivi është ta mposhtim VV-në”

Qendra Info by Qendra Info
26/11/2025
in Lajme
0
“Drenasi vendos, bashkë vazhdojmë, +4”,  Ramiz Lladrovci del si i pavarur
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka sqaruar publikisht raportet e tij me Partinë Demokratike të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet se ka pasur rikthim apo marrëveshje me kushte me lidershipin e ri të partisë.

Në paraqitjen e tij në Rubikon, Lladrovci theksoi se marrëveshja me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, është arritur pa asnjë kusht dhe me një objektiv të vetëm politik.

“Ju siguroj se as unë e as njerëzit e mi nuk kemi vendosur asnjë kusht për Bedri Hamzën. I vetmi objektiv është ta ndihmojmë Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të dalin sa më fuqishëm kundër Vetëvendosjes”, deklaroi ai, duke theksuar se fokusi është performanca në zgjedhjet e ardhshme.

Në Debat Plus, Lladrovci shkoi edhe më tej, duke nënvizuar se ai nuk është rikthyer në PDK sepse nuk ka qenë asnjëherë jashtë saj.

“Kam thënë me dhjetëra herë: nuk ka bir nane që me hjek prej PDK-së. Unë nuk jam rikthyer. Kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem në PDK. Drenasi është komuna e shtatë e PDK-së”, u shpreh ai.

Megjithatë, Lladrovci pranoi se ka pasur vetëm një kërkesë të vetme – që qeverisja lokale në Drenas të njihej si pjesë zyrtare e strukturës së PDK-së dhe jo si “iniciativë”.

“Ka pasur një kusht të vetëm – njohja e qeverisjes lokale si komuna e shtatë me iniciativë, sepse jam detyruar me qenë me iniciativë. Kjo më ka mërzitur më shumë sepse kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem PDK”, theksoi ai, duke nënvizuar se kjo kërkesë nuk lidhej me Bedri Hamzën personalisht.

Ai konfirmoi se takimi i pajtimit me Hamzën është zhvilluar pa asnjë kushtëzim, në prani edhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Asnjë kusht nuk e ka Bedri Hamza prej meje për atë që ne ditë që kemi shtrënguar duart ditën e hënë, ku ishte prezent miku im Ali Ahmeti”, tha Lladrovci.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur PDK synon të konsolidohet elektoralisch në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke kërkuar të rikthehet si forcë sfiduese ndaj Vetëvendosjes.

Related

Previous Post

“SYTË KURRË NUK RREJN” – AFRIMI MES KLODIT DHE LUNDRIMIT NË BBVK4 NGJALL DYSHIME PËR ROMANCË

Next Post

Lëvizje në qeveri: Emërime dhe lirime të reja në disa ministri

Next Post
Qeveria vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Lëvizje në qeveri: Emërime dhe lirime të reja në disa ministri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.