Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan t’i lënë fshatrat pa drita.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/08/2026
in Category
0
Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan t’i lënë fshatrat pa drita.

xr:d:DAFS90OVQPc:8,j:42398467480,t:22112815

0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e mbështetjes financiare ndaj komunave dhe problemet e krijuara me kontratat kolektive.

Lladrovci tha se tash e një vit më parë ka ngritur padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me obligimet që rrjedhin nga kontratat kolektive.

“Unë e kam bërë padinë para një viti e gjysmë, sepse kontratat kolektive dhe buxheti për arsim e shëndetësi janë grant i Qeverisë. Kontratat kolektive duhet t’i përmbushë dhe t’i planifikojë Qeveria, jo ne”, tha Lladrovci.

Ai theksoi se obligimet nga kontratat kolektive kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove, mjete që, sipas tij, do të mund të përdoreshin për projekte të tjera në komunë.

Lladrovci tha se problemet financiare nuk janë të kufizuara vetëm te kontratat kolektive, duke përmendur edhe mjetet për ndriçimin publik.

“Vetëm këtë vit mua m’i kanë marrë mjetet edhe për ndriçimin publik. Pra, mua duan të më lënë fshatrat pa drita, që njerëzit të na luftojnë pastaj e të thonë se atij nuk i intereson, se t’i kanë marrë mjetet. Unë s’kam nga t’i marr mjetet”, deklaroi ai.

 

Related

Previous Post

Shtatori vendimtar për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, OVL-UÇK paralajmëron zhvillime

Next Post

Musliu publikon videon: “Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim në zyrat e Qeverisë”

Next Post
Musliu publikon videon: “Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim në zyrat e Qeverisë”

Musliu publikon videon: “Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim në zyrat e Qeverisë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.