Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Loja me çmimet tavan të naftës, ekspertët: Pa strategji e jofunksionale, të ulet akciza e TVSH’ja

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/04/2026
in Lajme
0
Loja me çmimet tavan të naftës, ekspertët: Pa strategji e jofunksionale, të ulet akciza e TVSH’ja
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me në krye Mimoza Kusari-Lilën, ka vendosur që për çmimet e naftës dhe derivateve të tjera çdo ditë të vendosë një çmim tavan. Për të martën, çmimet e lejuara për naftë janë 1.88 € për një litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.46 €.

Megjithatë, për ekspertët e ekonomisë kjo nuk po duket të jetë funksionale dhe se duhen zgjidhje të tjera. Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Gazetën Metro, tha se është e pamundur të ketë sukses për shkak të problemeve të tjera.

“Për fat të keq, në Kosovë flitet dhe jepen rekomandime të ndryshme, mirëpo ato rekomandime nuk zbatohen. Përvojat e vendeve në rajon dhe evropiane kanë treguar që më efektivja për momentin është ngrirja periodike apo e përkohshme, qoftë e akcizës, qoftë e TVSH-së. Këtë e ka bërë Kroacia, këtë e ka bërë Maqedonia dhe e kanë bërë shumë shtete evropiane, por të gjitha këto përvoja, si duket, në Kosovë nuk iu duhen. Një strategji të cilën e kanë krijuar me çmimin tavan, besoj që është e pamundur të jetë funksionale, dhe nga fakti që çmimet variojnë brenda ditës disa herë, Kosova nuk ka sistem të digjitalizimit dhe, kur e kemi parasysh faktin që kemi një mungesë enorme të inspektorëve të tregut, atëherë vërtet prapë do të vazhdojë avazi i vjetër, ku bizneset do të fitojnë, qeveria do të vëzhgojë dhe qytetarët e biznesit do të dëmtohen në tutje”, tha ai.

Tutje, Gërxhaliu vlerëson se mekanizmi kyç për të kuptuar efektin është ulja e akcizës ose e TVSH-së, si dhe dha rekomandime për qeverinë.

“Duhet të kuptohet e vërteta që mekanizmi kyç për të kuptuar efektin e ndërhyrjes së shtetit është kur i largon akcizën ose e ul TVSH-në; përndryshe, të gjitha këto shifra do të jenë jorelevante, do të jenë të kalkuluara në interes të atyre që fitojnë, por do të dëmtohen qytetarët dhe biznesi. Është e vërtetë që qeveria tenton që të ketë më tepër akcizë dhe të hyra, por është shumë e rrugës që të rritet dhe të dyfishohet akciza në produkte tjera strategjike si duhani dhe alkooli, por të lirohet nafta, sepse nafta e godet ekonominë edhe prodhimin. Andaj, i duhet dialog, dhe ajo çka e dëmton situatën më së shumti është mungesa e dialogut të mirëfilltë, qoftë me sektorin privat, qoftë në shoqërinë civile ose me ekspertët e fushave”, tha ndër të tjera ai.

Uljen e akcizës nuk po e mendojnë nga qeveria, pasi sipas Albin Kurtit kjo do të krijonte boshllëk të madh financiar në buxhetin e shtetit.

“Në kohë sfiduese, çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje të vazhdueshme, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Detyra jonë nuk është ta gjejmë rrugën më të lehtë, është ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme, më të qëndrueshme. Situata aktuale në tregun e derivateve ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha të botës, ndërkaq te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve në treg. Kërkesat me thirrjen e kësaj seance nuk janë të papritura. Në vazhdimësi, në secilën krizë apo luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vitet e fundit, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së, e në këtë rast edhe e akcizës për naftën. Në pamje të parë, kjo duket si zgjedhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është zgjedhje e kushtueshme dhe me efekt të pasigurt”, tha ai.

Pikërisht për çmimet e naftës gjatë javës së kaluar u mbajt edhe një seancë në të cilën pati debate të shumta nga akterë të pozitës e të opozitës.

Në këtë seancë, nga LDK u propozua një rezolutë lidhur me këto çmime, e cila nuk arriti as të dalë në votim për shkak të mungesës së deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Related

Previous Post

Isa Mustafa: LDK duhet të ruajë unitetin dhe të shmangë përçarjet e brendshme

Next Post

600 euro pagë:Azemi tregon kërkesën e punëtorëve në Pristina

Next Post
600 euro pagë:Azemi tregon kërkesën e punëtorëve në Pristina

600 euro pagë:Azemi tregon kërkesën e punëtorëve në Pristina

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.