Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lumir Abdixhiku sqaron rolin e LDK-së në paketën e propozuar të votimit

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2025
in Lajme
0
LDK zyrtarizon Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur dje se gjatë mbrëmjes së nominimit të Glauk Konjufcës, ka shprehur gatishmërinë për të votuar një “paketë të Presidentes”, që përfshinte zgjatjen e buxhetit për 3 muaj, votimin e ligjeve për Prishtinën dhe Gjilanin, sigurimin e pagave për RTK-në dhe Paketën Evropiane të Rritjes.

Sipas Abdixhikut, Presidentja e Kosovës e kishte përcjellë këtë propozim Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte shprehur pozitivisht. Ai kontaktuar edhe liderët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës, si dhe disa ambasadorë të QUINT-it, për të diskutuar mundësinë e votimit të kësaj pakete.

Abdixhiku theksoi se për 15 ditë nuk pati asnjë reagim, duke e parë vonesën si një tendencë për krijim krize dhe fajësim politik. Ai shtoi se propozimi u rikthye më pas te caktimi i zgjedhjeve dhe nënshkrimi i dekretit për zhbërjen e Kuvendit, ku LDK nuk ishte kundër nëse kishte gatishmëri nga të gjithë aktorët.

“Ky propozim, i hapur dhe i nxitur nga unë, u shndërrua në tavolinën e zgjedhjeve. Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë,” tha Abdixhiku.

Ai përfundoi duke theksuar se bllokada është e qëllimshme dhe zgjatë tash e 12 muaj, duke shtuar se sfidat politike kanë zgjidhje dhe se Kosova mund të bëhet lehtë.

Related

Previous Post

Ish-pjesëtari i brigadës “138 Agim Ramadani” ndalohet për 48 orë në Serbi

Next Post

Keir Starmer: Bisedimet për paqe në Ukrainë po avancojnë, por rruga mbetet e gjatë

Next Post
Keir Starmer: Bisedimet për paqe në Ukrainë po avancojnë, por rruga mbetet e gjatë

Keir Starmer: Bisedimet për paqe në Ukrainë po avancojnë, por rruga mbetet e gjatë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.