Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Lushaku: Viti shkollor po fillon me rrëmujë, qasja e Ministrisë është poshtëruese ndaj nxënësve e prindërve

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/08/2026
in Category
0
Lushaku: Viti shkollor po fillon me rrëmujë, qasja e Ministrisë është poshtëruese ndaj nxënësve e prindërve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se viti shkollor po fillon me rrëmujë, vonesa, ankth të prindërve.

Për këtë, Lushaku ka fajësuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se mijëra nxënës, ende nuk e dinë kur do t’i kenë tekstet shkollore.

‘’ Prindërit presin subvencionet, libraritë presin prindërit, ndërsa fëmijët rrezikojnë të ulen përsëri në bankat shkollore pa libra. E Ministria e arsimit, sot, më 27 gusht, ende nuk e ka caktuar as shumën e subvencionimit për librat! Data e fillimit të vitit shkollor dihej botërisht. Ministria ka pasur muaj të tërë për t’u përgatitur, jo ta lë organizimin, kur zilja e parë është gati të bjerë’’, thuhet në postimin e Lushakut.

Postimi:

ZVENTNIMI I ARSIMIT

Edhe një vit shkollor po fillon me rrëmujë, vonesa, ankth të prindërve, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Rreth 200 mijë nxënës të klasave 1–9, vetëm katër ditë para fillimit të mësimit, ende nuk e dinë kur do t’i kenë tekstet shkollore. Prindërit presin subvencionet, libraritë presin prindërit, ndërsa fëmijët rrezikojnë të ulen përsëri në bankat shkollore pa libra.

E Ministria e arsimit, sot, më 27 gusht, ende nuk e ka caktuar as shumën e subvencionimit për librat!

Data e fillimit të vitit shkollor dihej botërisht. Ministria ka pasur muaj të tërë për t’u përgatitur, jo ta lë organizimin, kur zilja e parë është gati të bjerë.

Kjo qasje është poshtëruese ndaj nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve dhe dëshmi e një Ministrie që nuk arrin ta organizojë me kohë as procesin më elementar të fillimit të vitit shkollor.

Tash e pesë vite e njëjta skenë: vendime në minutën e fundit, prindër që vrapojnë pas librave, vonesa në furnizim dhe nxënës që e fillojnë shkollën pa kushtet më bazike për mësim.

Fëmijët dhe familjet tona po e paguajnë çmimin e paaftësisë së një të ashtuquajture Qeveri në detyrë, që veç në detyrë nuk është!

 

 

‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

Related

Previous Post

Dhunimi i një burri nga tre të tjerë, Prokuroria jep detaje: Ndodhi në Burgun e Dubravës

Next Post

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore, ekzekutohen subvencionet për nxënësit e klasave 1–9

Next Post
MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore, ekzekutohen subvencionet për nxënësit e klasave 1–9

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.