Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“LVV e ka ndalur orën kushtetuese”, Hamza: Nuk do të lejojmë që kjo të bëhet normale.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/08/2026
in Category
0
“LVV e ka ndalur orën kushtetuese”, Hamza: Nuk do të lejojmë që kjo të bëhet normale.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka “ndalur orën kushtetuese” dhe e ka “suspenduar Kushtetutën” me moskonstituimin e Kuvendit.

Bedri Hamza tha në një konferencë për media në sallën kryesore të Kuvendit se “rreziku më i madh tashmë nuk është vetëm shkelja, por që shkeljen e kanë bërë precedent, precedentin po e bëjnë praktikë dhe praktikën e shkeljeve po na e shesin si normalitet”.

“Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale, sepse përveç që nuk kemi Kuvend të konstituuar brenda afatit kushtetues, nuk kemi as qeveri me mandat të ri. Pra, institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt”, tha ai.

Hamza tha se “kjo nuk është normale dhe nuk do të lejojmë të bëhet normale”.

“Shteti nuk është Albin Kurti. Shteti është Kushtetuta, janë ligjet, janë institucionet dhe kufijtë që askush nuk ka të drejtë t’i kalojë”, tha ai.

Hamza tha se “Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës”.

“Atij i kërkojmë urgjentisht të reflektojë dhe të heq dorë nga këto veprime antikushtetuese”, tha ai.

Kreu i PDK-së tha se “pa e rikthyer kushtetutshmërinë, pa u rikthyer rendi kushtetues, me ne nuk mund të flitet për asgjë tjetër”.

“Përderisa nuk reflekton dhe nuk e rikthen procesin në binarët kushtetues, Albin Kurti nuk ka kredibilitet për të hapur tema të tjera madhore shtetërore”, tha ai.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik është ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të premtën në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për të shtunën vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

 

Related

Previous Post

Kontesti pronësor përfundon në përleshje, gjashtë persona arrestohen në Malishevë.

Next Post

“Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional”, Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë.

Next Post
“Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional”, Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë.

“Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional”, Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.