Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Iran që të ndalë menjëherë sulmet në Lindjen e Mesme dhe të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.
Kërkesa e Macron erdhi gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.
Në një postim në rrjetin social X, presidenti francez theksoi se është thelbësore që Irani të ndalojë menjëherë sulmet ndaj vendeve të rajonit, duke nënvizuar rëndësinë e garantimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Macron rikujtoi gjithashtu se një prioritet absolut për Francën mbetet siguria dhe riatdhesimi i dy shtetasve francezë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët ndodhen të ndaluar në Iran dhe aktualisht janë në oborrin e Ambasadës së Francës.
Po ashtu, presidenti francez shprehu shqetësimin e Parisit për programet bërthamore dhe balistike të Iranit, si dhe për aktivitetet që, sipas tij, destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme.
Sipas Macron, të dy liderët ranë dakord që të mbajnë kontakte të vazhdueshme për zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në rajon.

