Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi të enjten se vendet evropiane do të fillojnë të pengojnë anijet e dyshuara të flotave ruse në hije sapo ato të hyjnë në ujërat e tyre territoriale.
Deklarata e Macron erdhi pas arrestimit nga forcat franceze të dy anëtarëve të ekuipazhit të një cisternë të dyshuar se i përkiste flotës në hije të Rusisë. “Ne kemi vendosur të bëjmë një hap përpara duke miratuar politika për të penguar anijet e dyshimta në ujërat tona”, tha Macron pas një takimi të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen.
Shefat e shtabeve të mbrojtjes evropiane, në koordinim me NATO-n, do të takohen në ditët në vijim për të zhvilluar veprime të përbashkëta që synojnë zbatimin e politikës së pengimit kundër flotës në hije. Mbledhja do të mbahet në kuadër të një koalicioni me format vullnetar, një iniciativë e nxitur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar që siguron garanci për sigurinë e Ukrainës.
Macron theksoi se Evropa është duke u përballur me sfida të vazhdueshme, pasi Moska vazhdon të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare duke transportuar fshehurazi naftën dhe duke siguruar fonde për përpjekjet e saj luftarake. “Janë 800 deri në 1,000 anije që kontribuojnë në përpjekjet luftarake ruse”, deklaroi ai, duke e cilësuar këtë veprim si “një hap tjetër përpara në luftën kundër flotës në hije”.