Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Macron: Trump nuk mund të fitojë Nobel pa ndalur luftën në Gaza

Qendra Info by Qendra Info
23/09/2025
in Lajme
0
Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë për televizionin BFMTV nga Nju Jorku, i bëri thirrje homologut amerikan Donald Trump që, nëse synon të marrë Çmimin Nobel të Paqes, duhet të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

“Po shoh një president amerikan të mobilizuar, që e përsëriti edhe sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai tha: ‘Dua paqe, kam ndërmjetësuar në shtatë konflikte’. Ai dëshiron Çmimin Nobel të Paqes. Por ky çmim nuk do të jetë i mundur pa ndalimin e luftës në Gaza,” u shpreh Macron.

Kreu i shtetit francez pranoi gjithashtu se njohja zyrtare e Palestinës nga Parisi do të marrë kuptim të plotë vetëm atëherë kur ajo të njihet edhe nga Izraeli.

Ndërkohë, Macron paralajmëroi se Franca nuk do të qëndrojë duarkryq në rast të hakmarrjeve izraelite pas vendimit për njohjen e Palestinës.

“Jemi të përgatitur. Kemi shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme, që do të thotë se nuk do të qëndrojmë kurrë të heshtur. Do të mbrojmë interesat e Francës kudo,” nënvizoi ai.

Related

Previous Post

OKB: Civilët ukrainas viktima të torturave sistematike nga autoritetet ruse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.