Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë protestuesve iranianë në Teheran, duke shprehur mbështetje të hapur për demonstratat kundër regjimit dhe duke i inkurajuar ata të intensifikojnë veprimet.
Në një postim të publikuar sot, më 13 janar, në rrjetin e tij Truth Social, Trump u bëri thirrje qytetarëve iranianë që të vazhdojnë protestat dhe të pushtojnë institucionet, duke paralajmëruar se përgjegjësit për dhunën ndaj demonstruesve do të mbajnë përgjegjësi të rënda.
Duke parafrazuar sloganin e tij të njohur amerikan “Make America Great Again – MAGA”, Trump prezantoi moton “Make Iran Great Again – MIGA”, si mesazh politik drejtuar opozitës iraniane.
“Patriotë iranianë, VAZHDONI DEMONSTRATAT – PUSHONI INSTITUCIONET TUAJA!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe torturuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa vrasjet e pakuptimta të protestuesve TË NDALOJNË. NDIHMA PO VJEN. MIGA (Make Iran Great Again)!!!”, shkroi Trump.
Mesazhi vjen në një moment tensionesh të larta në Iran, ku protestat janë përshkallëzuar dhe raportet për dhunë ndaj civilëve kanë nxitur reagime ndërkombëtare. Deklarata e Trump pritet të shkaktojë reagime të forta si brenda Iranit, ashtu edhe në arenën diplomatike globale.

