Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Mandati 4-vjeçar: VV’ja lavdohet për inflacionin, krizën energjetike, veriun, vizat

Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila është në pushtet që katër vjet, sot ka dalë me një video ku paraqiten arritjet e pretenduara të Qeverisë Kurti në katër vitet e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
25/03/2025
in Category, Politikë
0
Mandati 4-vjeçar: VV’ja lavdohet për inflacionin, krizën energjetike, veriun, vizat
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë video, partia në pushtet krekoset për përmbylljen e mandatit të plotë 4-vjeçar, ndërsa pretendon se sfidat kryesore i kaloi me sukses.

“Pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike, inflacioni, sulmet terroriste në veri. Duke kaluar me sukses çdo sfidë, Qeveria Kurti  e përmbushi mandatin e plotë me përkushtim e punë të palodhshme”, thuhet në videon e shpërndarë.
Megjithëse nivelet e inflacionit gjatë Qeverisë Kurti janë më të lartat në historinë e Kosovës (shiko ASK-në), duke u krahasuar me ato gjatë kohës së krizës financiare botërore të vitit 2008, si duket për këtë parti inflacioni është kaluar me sukses.

Në anën tjetër, gjatë Qeverisë Kurti është shtrenjtuar dy herë energjia elektrike, ndërsa muajin tjetër pritet të bëhet edhe shtrenjtimi i tretë për 15%. Por, edhe në këtë fushë pushteti pretendon të ketë pasur sukses.

Pastaj, gjatë videos po ashtu përmendet edhe politika e jashtme gjatë kësaj qeverisjeje, edhe kjo si rrëfim suksesi disi.

“Shtuam miqësi të jashtme”, thuhet në video nga partia e cila e zhyti Kosovën në sanksione nga Bashkimi Europian dhe e cila e detyroi SHBA-në të dalë me qëndrim zyrtar që nuk është e interesuar t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj për anëtarësim të plotë në organizata ndërkombëtare.

Në përgjithësi, partia në pushtet pretendon për sukses në të gjitha fushat, ndërsa realiteti në të cilin gjendet Kosova tregon për diçka tjetër. Por, qofshin këto pohime të vërteta apo tentim për propagandë, kjo parti i fitoi mbi 42% të votave në zgjedhjet e fundit, përkundër mungesës së rezultateve./gazetametro.net

Related

Previous Post

“Kur na hupi shpirti me shkrep plumbin pa mendu dy herë?” – Albina Kelmendi reagon pas vrasjeve në Kosovë

Next Post

Bajrami për ‘sukseset’ e VV’së: Qeveria më e dështuar në historinë e pasluftës

Next Post
Bajrami për ‘sukseset’ e VV’së: Qeveria më e dështuar në historinë e pasluftës

Bajrami për ‘sukseset’ e VV’së: Qeveria më e dështuar në historinë e pasluftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.