Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, i cili shënoi një hap të rëndësishëm drejt hartimit të Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.
Sipas Maqedoncit, në takim mori pjesë edhe ministrja Mimoza Kusari, me të cilën u diskutua koncepti, struktura dhe organizmat që do të ndikojnë në transformimin e industrisë së mbrojtjes në vend.
Ai theksoi se ky projektligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e shndërruar industrinë e mbrojtjes në një motor të rëndësishëm të inovacionit dhe të sigurisë kombëtare në Kosova.
Ministri bëri të ditur se në ditët në vijim grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të përgatisë draftligjin, duke hedhur kështu hapin e radhës drejt fillimit të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në vend.

