Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet lokale – Votimi më 19 tetor 2025

Qendra Info by Qendra Info
09/08/2025
in Lajme
0
Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet lokale – Votimi më 19 tetor 2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Vendimi është dërguar tek organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor.

Sipas Gashit, fushata zgjedhore do të nisë 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare, për të shmangur, siç tha ai, keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale.

Ai u bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin gjuhën përçarëse dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe zgjidhjet konkrete për sfidat e tyre.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë. Pres një proces të ndershëm, dinjitoz dhe në përputhje me standardet europiane,” – deklaroi Gashi, duke uruar sukses për të gjithë kandidatët.

Related

Previous Post

Sam Altman flet për lançimin “me pengesa” të GPT-5, kthimin e 4o dhe “krimin e grafikut”

Next Post

Ukraina: Nuk ka “dhurim territori” para takimit Trump–Putin në Alaskë

Next Post
Ukraina: Nuk ka “dhurim territori” para takimit Trump–Putin në Alaskë

Ukraina: Nuk ka “dhurim territori” para takimit Trump–Putin në Alaskë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.