Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi sot rolin e Shqipërisë brenda Aleancës, duke dhënë një mesazh të qartë besimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vendit. Deklaratat u bënë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Rutte theksoi se Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe po punon për të arritur 2% të shpenzimeve ushtarake, si parakusht për angazhimin e plotë brenda NATO-s.
“Po bëni shumë për Ukrainën. Po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj. Ju jeni i vogël në numër, por kontributi juaj është i madh. Dua t’ju falënderoj që jeni një aleat. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria, dhe Shqipëria tek NATO,” – u shpreh Rutte.
Kryeministri Edi Rama falënderoi NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të qenë një partner i qëndrueshëm në sigurinë rajonale.