Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ekonomia

Mbi 1 miliard euro të Trustit janë investuar në bono të qeverisë

Sipas shifrave të dhëna nga Trusti Pensional i Kosovës, në bankat e Kosovës janë të investuara vetëm 75 milionë euro ndërsa mbi 1 miliardë euro janë investuar në bono të qeverisë..

16/11/2022
in Ekonomia
Reading Time: 3 mins read
Mbi 1 miliard euro të Trustit janë investuar në bono të qeverisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lirigzona Nuredini
Prishtinë, 15 nëntor –

Trusti Pensional i Kosovës konfirmoi rënjën e aksioneve dhe vlerës së aseteve por nuk pranoi ta quaj humbje, duke vlerësuar se kjo rënie është vetëm e përkohëshme.

” Krahasuar me gjysmën e parë të këtij viti në tremujorin e tretë të këtij viti kemi pasur përmirësim dhe ngritje në vlerën e mjeteve të investuara. Ngritja e mëtejme e vlerës së investimeve në tregjet globale varet prej më së shumti konflikti në Ukrainë, inflacionit të lartë global por edhe kohës së rikuperimit nga pasojat e COVID-19’’,  tha për qendra.info, zëdhënsi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi.

Sipas tij, më 2 nëntor 2022 në bankat e Kosovës, si depozita, ishin të investuara rreth 75 milionë euro ose sa 3.2% e totalit të investimeve prej fondit të përgjithëshëm prej 2.3 miliardë eurove.

“Deri më 2 nëntor performansa negative  është -4.75%, por që duhet pasur parasysh që vetëm më 2021 kishim performance pozitive prej rreth +11% dhe prej themelimit çmimi i njësisë ka ngritje prej 64%”, tha tutje zëdhënsi i këtij institucioni.

Mediat duke cituar raportin e Bankës Qendrore të Kosovës raportuan dy ditë më parë se për shkak të rënies së aksioneve humbjet e Trustit Pensional ishin rreth 170 milionë euro.

” Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë euro. Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë euro. Gjatë kësaj periudhe (gusht), kontributet e reja në Trust arritën në 177.1 milionë euro, derisa vlera e çmimit të aksionit ishte 1.59 euro”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila citon të dhënat deri në muajin gusht të këtij viti.

Por nga gushti e deri tani që jemi në mes të muajit nëntor,  ka pasur ndryshime janë rikuperuar një pjesë e humbjeve prej shifrës totale.

“Rëniet dhe ngritjet janë pjesë e natyrshme e tregjeve financiare sipas zhvillimeve aktuale në botën makrofinanciare dhe gjeopolitike. Këto rënie do të shndërrohen në humbje të realizuara vetëm nëse FKPK-ja i shet investimet dhe i tërheq mjetet, që do të rezultonte në pamundësi rikuperimi e ngritjeje në të ardhmen.

Për t’i ilustruar më mirë lëvizjet periodike, duhet kujtuar se në vitin 2021  kishte kthim bruto prej +227 milionë euro nga investimet. Gjithashtu aktualisht FKPK-ja ka një ngritje të çmimit të aksionit prej rreth 65% nga themelimi i institucionit, që dëshmon funksionin afatgjatë që e ka strategjia e investimeve”, thuhet në sqarimin e këtij institucioni.

Tutje, i njejti sqarim duke komentuar perferomansën e këtij viti saktëson se ” Sa i përket këtij viti (2022) performanca e periudhës janar-qershor është e pritshme, me ambientin aktual të luftës në Ukraine, krizës energjetike dhe inflacionit dyshifror.
” Bordi Drejtues gjatë vitit 2022 ka bërë maksimumin e mundshëm, duke i lëvizur mjetet në pozitën më mbrojtëse dhe plasuar shumicën e mjeteve në instrumente me rrezik shumë të ulët. Aktualisht rreth 46% e të gjitha mjeteve (ose mbi 1 miliard euro) janë të investuara në tregun e parasë së gatshme, depozitat bankare në Kosovë dhe letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës”,  theksohet tutje në sqarimin e Trustit Pensional të Kosovës.

Me përqindjen e re prej – 4.75% performansë negative,  del se minusi i Trusit Pensional është rreth 110 milionë euro.

Related

Previous Post

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Next Post

Në Kosovë, më pak lindje se në vitet 90

Next Post
Në Kosovë, më pak lindje se në vitet 90

Në Kosovë, më pak lindje se në vitet 90

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

09/07/2025
Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

09/07/2025
Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

09/07/2025
Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, myslimanët në Shqipëri nuk përbëjnë më shumicën

09/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

Pse Amerika po gërryen një mal në Dakotën e Jugut

09/07/2025
Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

Murali Diellor më i Madh në Botë Kthen një Ndërtesë në Gjenerator Gjigant të Energjisë në Kanada

09/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info