Edicioni i dytë i Okarina Fest përmbyllet sot me një koncert special nga Trio Turke, duke filluar nga ora 18:00 në Sallën Atelie të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Trio Turke do të sjellë një program të veçantë muzikor, i bazuar në instrumente tradicionale turke, duke ofruar një përvojë autentike kulturore dhe emocione të forta për të pranishmit.
Organizatorët ftojnë qytetarët të bashkohen për të përjetuar një mbrëmje të mbushur me art, muzikë dhe frymëzim.

