Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbrojtja e Thaçit kërkon anulimin e aktakuzës në Speciale: Gjykatësja Masselot “jo kompetente”

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2025
in Lajme
0
Mbrojtja e Thaçit kërkon anulimin e aktakuzës në Speciale: Gjykatësja Masselot “jo kompetente”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, nuk kishte kompetencë ligjore për të konfirmuar aktakuzën ndaj tij. Avokatja Sophie Menegon kërkoi që për këtë arsye aktakuza të hidhet poshtë.

Sipas parashtresës së mbrojtjes, gjyqtarja Masselot ka vepruar në kundërshtim me nenin 33(4) të Ligjit të DhSK-së, i cili ndalon që një gjyqtar të vendosë në dy faza të ndryshme të së njëjtës çështje. Mbrojtja theksoi se Masselot më parë kishte ushtruar rol edhe në fazën hetimore të rastit, gjë që, sipas saj, përbën shkelje procedurale.

Menegon gjithashtu argumentoi se aplikimi i parimit “res judicata” nga gjyqtarja ishte i gabuar. Ajo tha se vendime të ndara nga dy trupa gjykues të ndryshëm mbi çështje të ngjashme rrezikojnë të krijojnë gjetje të pasakta dhe kontradiktore.

Kërkesa e mbrojtjes theksonte se trupi gjykues për krime lufte tashmë ka pranuar prova që lidhen me akuzat për pengim të drejtësisë, duke e bërë të pashmangshëm që këto elemente të shqyrtohen në aktgjykimin përfundimtar.

Pas një serie procedurash ligjore – ku ankesa e parë e mbrojtjes ishte refuzuar më 19 qershor 2025 nga Masselot, por më pas Apeli kishte lejuar shqyrtimin e çështjes më 23 korrik – tashmë vendimi i Panelit të Apelit pritet të përcaktojë nëse aktakuza kundër Thaçit do të qëndrojë.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po përballet me dy procese të ndara: një për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe një tjetër për pengim të drejtësisë.

Në çështjen e dytë, Thaçi akuzohet se ka ndikuar në dëshmitarë përmes kontakteve dhe vizitave të organizuara me grupe të tjera të përfshira, si Grupi Fazliu, Grupi Smakaj dhe Grupi Kilaj. Për këtë rast, ndaj tij rëndojnë disa akuza për pengim të personit zyrtar, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Vendimi i Apelit pritet të ketë ndikim të madh në vijimësinë e proceseve kundër ish-presidentit të Kosovës, pasi një konstatim i mungesës së kompetencës së gjyqtares Masselot do të vinte në pikëpyetje vetë vlefshmërinë e aktakuzës.

Related

Previous Post

Kurti nderon Komandantin Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies

Next Post

Vrasja e pesë gazetarëve në Gaza nga Izraeli trondit botën: dënohet si krim lufte

Next Post
Vrasja e pesë gazetarëve në Gaza nga Izraeli trondit botën: dënohet si krim lufte

Vrasja e pesë gazetarëve në Gaza nga Izraeli trondit botën: dënohet si krim lufte

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.