Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbrojtja në Hagë: “Rexhep Selimi nuk ka qenë komandant”

Qendra Info by Qendra Info
13/02/2026
in Lajme
0
Mbrojtja në Hagë: “Rexhep Selimi nuk ka qenë komandant”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vijuar sot me deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati kryesor i Rexhep Selimi, Geoffrey Roberts, përmbylli paraqitjen e mbrojtjes duke theksuar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se kjo, sipas tij, do të konfirmohet nga vlerësimi i plotë i provave.

“Nuk ka ushtruar përgjegjësi eprore”

Roberts deklaroi para trupit gjykues se Selimi nuk ka qenë komandant dhe nuk ka ushtruar asnjë formë përgjegjësie eprore.

“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se ai ka qenë anëtar i këtyre strukturave”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, Selimi nuk ka pasur vartës dhe nuk ka pasur kontroll efektiv, element kyç në pretendimet e Prokurorisë.

Kundërshtohen provat e Prokurorisë

Avokati theksoi se provat e paraqitura kundër Selimit janë kontradiktore, të pabesueshme dhe të pabazuara, duke përjashtuar çdo përfshirje të tij në krimet e pretenduara.

Pas përfundimit të fjalës së Roberts, gjykata ka shkuar në pushimin e drekës. Pas pushimit, pritet të nisë paraqitja e deklaratave përmbyllëse nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.

Related

Previous Post

Universiteti “Haxhi Zeka” mbështet vlerat kombëtare dhe marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Next Post

Komisioni për Buxhet miraton në parim buxhetin 2026 dhe katër marrëveshje ndërkombëtare

Next Post
Komisioni për Buxhet miraton në parim buxhetin 2026 dhe katër marrëveshje ndërkombëtare

Komisioni për Buxhet miraton në parim buxhetin 2026 dhe katër marrëveshje ndërkombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.