Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbyllet afati për ankesa: PZAP pranon shtatë ankesa ndaj rezultateve përfundimtare të KQZ-së

Qendra Info by Qendra Info
02/02/2026
in Lajme
0
PZAP refuzon kërkesën e LVV-së për rivotim me postë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot ka përfunduar afati ligjor për paraqitjen e ankesave në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në një përgjigje për Indeksonline, PZAP ka bërë të ditur se ka pranuar gjithsej shtatë (7) ankesa, të cilat lidhen me vendimet dhe procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Sipas Panelit Zgjedhor, për secilën nga ankesat e dorëzuara do të vendoset brenda afatit ligjor prej 96 orësh, nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së.

Kush ka parashtruar ankesa?

Sipas të dhënave zyrtare, ankesat janë dorëzuar nga:

  • Lista Serbe – ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për publikimin e rezultateve;

  • Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa për parregullsi gjatë procesit të votimit;

  • Koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesë për parregullsi me fletëvotime;

  • Bekim Haxhiu – dy ankesa, njëra lidhur me shpërndarjen e ulëseve në Kuvend dhe tjetra për parregullsi gjatë numërimit të votave me postë;

  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – ankesë për parregullsi gjatë procesit të votimit.

Vendimet e PZAP-së do të jenë përcaktuese për hapat e mëtejmë të procesit zgjedhor, ndërsa palët e pakënaqura me vendimet e Panelit kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme, brenda afateve ligjore.

Related

Previous Post

Lista Serbe ankohet në PZAP: KQZ refuzoi publikimin e rezultateve për partinë tonë

Next Post

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë për hetime mbi numërimin e votave në Podujevë

Next Post
Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë për hetime mbi numërimin e votave në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë për hetime mbi numërimin e votave në Podujevë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.