Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbyllet faza e provave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, caktohen afatet për fjalët përfundimtare

Qendra Info by Qendra Info
20/12/2025
in Lajme
0
Specialja: Gjykata e Hagës mban përgjegjës individët, jo grupet etnike, organizatat apo komunitetet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trupi Gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave në këtë proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Zyra e Prokurorit Special, Trupi Gjykues ka urdhëruar që dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklaratat me shkrim përmbyllëse të dorëzohen deri më 19 janar 2026.

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse në sallën e gjyqit është planifikuar të zhvillohet nga 9 deri më 13 shkurt 2026, ndërsa datat 16 dhe 18 shkurt janë rezervuar për raste eventuale nevoje.

Para këtij vendimi, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për paraqitjen e kundërprovave, duke vlerësuar se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore për pranimin e tyre. Po ashtu, u refuzua edhe kërkesa e Mbrojtjes për apelimin e vendimit të mëhershëm që kishte mohuar zhvillimin e një procedure të veçantë për përcaktimin e dënimit, duke sqaruar se çdo çështje eventuale e dënimit do të trajtohet vetëm në aktgjykimin përfundimtar.

Katër të akuzuarit do të kenë mundësinë e fundit për t’iu drejtuar trupit gjykues me fjalët e tyre përfundimtare. Secilit prej tyre do t’i vihen në dispozicion 20 minuta për këtë deklarim.

Trupi Gjykues ka rikujtuar se gjatë këtyre deklaratave nuk do të lejohen deklarata politike apo vërejtje fyese ndaj palëve, pjesëmarrësve në proces, dëshmitarëve apo viktimave, duke theksuar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet.

Related

Previous Post

E shtuna me mjegull në mëngjes, ditë stabile me intervale dielli

Next Post

SHBA vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor

Next Post
SHBA vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor

SHBA vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.