Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme

Qendra Info by Qendra Info
11/10/2024
in Lajme
0
Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj (sipas autorizimit të kryetarit Glauk Konjufca), mbajti sot seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

Në cilësi të iniciuesit, arsyetimin e thirrjes së kësaj seance e bëri kryetari i GP të PDK-së, deputetit Abelard Tahiri, i cili në fjalën e tij i bëri thirrje Prokurorit të Shtetit që t’i hetojë përgjimet e publikuara, ngase, siç potencoi ai, është cenuar siguria kombëtare. Tahiri tha se Radoiçiqi nuk është thjeshtë një kriminel ordiner, është një person që e ka mbështetjen e madhe të Aleksandër Vuçiq.

Në të njëjtën frymë ishin edhe diskutimet e përfaqësuesve të grupeve të tjera parlamentare në seancë, Anton Quni nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, por edhe deputetëve të tjerë diskutues.

Në mungesë të kuorumit propozim-rezoluta e paraqitur nga iniciuesi i debatit, deputeti Tahiri, nuk u arrit të hidhej në votim, përderisa kryesuesi i seancës, nënkryetari Enver Hoxhaj bëri të ditur se për votimin e saj deputetët do të njoftohen me kohë.

Related

Previous Post

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë

Next Post

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.