Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se kjo parti do të rrisë numrin e fitoreve nëpër komuna në zgjedhjet e ardhshme.
Ai u shpreh i bindur se PDK do të konsolidojë pozitat e saj në disa komuna ku ka pasur sukses edhe më parë, ndërsa veçoi kryeqytetin si arenën më interesante të garës.
“Unë sot ju them me shumë bindje se kandidatët tanë do të mbesin në qeverisje dhe jam i bindur se do ta rrisim numrin e fitoreve në komuna, sidomos në disa ku kemi qenë edhe në të kaluarën. Në Prishtinë sigurisht, ku gara është më interesante dhe për herë të parë do të fitojë kandidati ynë, Uran Ismaili”, tha Krasniqi gjatë një interviste në Kanal10.