Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Memli Krasniqi thërret diasporën: Protestë për drejtësi të UÇK-së në Hagë më 14 shtator

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2025
in Lajme
0
Memli Krasniqi thërret diasporën: Protestë për drejtësi të UÇK-së në Hagë më 14 shtator
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova do të organizojnë të dielën, më 14 shtator, një protestë në Hagë për të kërkuar drejtësi.

Kjo iniciativë ka për qëllim të ngrisë zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët që po gjykohen, sipas organizatorëve, në mënyrë të padrejtë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se protesta është një thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. “Procesit në Hagë po i afrohet fundi, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj”, shtoi ai.

Krasniqi theksoi se UÇK-ja mbetet themeli i lirisë së vendit dhe se sot, më shumë se kurrë, është detyrë e qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për të mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Organizatorët i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë protestë për drejtësi.

Related

Previous Post

Policia e Kosovës godet rrjet kriminal pas shpërthimit në QKUK, arrestohen 11 persona dhe sekuestrohen armë, drogë dhe telefona

Next Post

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha priti Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Next Post
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha priti Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha priti Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.