Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për qytetarët.
“Votuam jo vetëm për të kryer obligimin qytetar, por edhe për t’i dhënë Prishtinës drejtimin që meriton. Ftoj qytetarët që t’i japin drejtim komunave dhe qyteteve ku jetojnë. Verdikti i tyre duhet të vendosë për të ardhmen e tyre. Sot do të jetë një ditë e mirë, një festë për qytetarët, dhe një proces shembullor,” tha Krasniqi pas votimit.
Ai shtoi se kjo është mundësia më e mirë që qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre dhe u shpreh se presin balotazhin më 9 nëntor dhe zgjedhjet parlamentare jo më vonë se dhjetori.