Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Merz akuzon Putinin: “Po zhvillon luftë hibride kundër Gjermanisë dhe Evropës”

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2025
in Lajme
0
Gjermania kërkon mbështetje nga SHBA për mbrojtjen ajrore të Ukrainës – Bisedë telefonike mes kancelarit Merz dhe presidentit Trump
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanisë dhe të gjithë Evropës.

“Ai po zhvillon një luftë informacioni ndaj nesh. Ai po zhvillon një luftë ushtarake kundër Ukrainës, dhe kjo luftë është e drejtuar ndaj të gjithë nesh”, deklaroi Merz për transmetuesin gjerman NTV më 6 tetor.

Sipas tij, qëllimi i Putinit është të përmbysë rendin politik të Evropës. “Prandaj e mbështesim Ukrainën, sepse është në interesin e Gjermanisë të mbrojë rendin politik të shoqërive të hapura dhe liberale”, theksoi ai.

I pyetur nëse Rusia po zhvillon një luftë direkte kundër Gjermanisë, Merz u shpreh qartë:

“Ai po zhvillon një luftë hibride kundër të gjithë neve.”

Në lidhje me shtimin e incidenteve me dronë në Gjermani dhe në mbarë Evropën, Merz tha se “kërcënimi është real dhe i njohur”, duke shtuar se Putini po synon të nxisë frikë në opinionin publik.
“Ne nuk do të frikësohemi dhe do ta mbrojmë veten në mënyrë efektive kundër këtij kërcënimi,” tha kancelari gjerman.

Sa i përket mundësisë për të biseduar me Putinin, Merz pranoi se e ka shqyrtuar idenë, por theksoi se “çdo përpjekje për dialog përfundon me sulme edhe më të ashpra ndaj Ukrainës.”

Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara, për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Burimi: Radio Evropa e Lirë (REL)

Related

Previous Post

Von der Leyen: Putini kërkon ta ndajë Evropën – BE në gjendje gatishmërie të lartë

Next Post

Arrestohen dy persona në Prishtinë – sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara

Next Post
Arrestohen dy persona në Prishtinë – sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara

Arrestohen dy persona në Prishtinë – sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.