Në ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, djali i tij, Endriti, ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Në urimin e tij, ai shpreh mallin e madh të familjes dhe krenarinë për forcën që ka treguar Thaçi ndër vite. Endriti thekson se ai, nëna dhe e gjithë familja po presin me padurim ditën kur do të jenë sërish bashkë.
“Bab, gëzuar ditëlindjen. Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde. Unë, mami dhe krejt familja po e presim me padurim ditën kur do të jemi sërish bashkë. Të përqafojmë nga larg. Shihemi së shpejti!”.


