Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Minatorët e Trepçës dalin të sigurt nga miniera pas rreth 7 orësh të ngujuar nën tokë

Qendra Info by Qendra Info
26/01/2026
in Lajme
0
Minatorët e Trepçës dalin të sigurt nga miniera pas rreth 7 orësh të ngujuar nën tokë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra minatorë të ndërrimit të dytë në Minierën e Trepçës kanë mbetur të ngujuar për rreth gjashtë deri në shtatë orë, qindra metra nën tokë, si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Situata është konfirmuar nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”, e cila ka bërë të ditur se minatorët kanë arritur të dalin nga miniera dhe se puna tashmë ka rifilluar normalisht.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se ndërprerja e rrymës ka pamundësuar funksionimin e ashensorëve dhe daljeve të sigurisë, duke bërë që minatorët të mos arrijnë të dalin në kohë pas përfundimit të ndërrimit.

“Po e konfirmoj që minatorët kanë mbetur të ngujuar, por tashmë kanë dalë. Ka qenë për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike. Kanë mbetur rreth gjashtë apo shtatë orë nën tokë, por tani situata është normalizuar dhe puna ka rifilluar”, ka deklaruar Jonuzi.

Sipas informatave, minatorët kishin mbetur të bllokuar në horizontet 8, 9 dhe 10 të minierës, në thellësi të konsiderueshme nën tokë. Ata ishte dashur të përfundonin ndërrimin disa orë më herët, por ndërprerja e rrymës e kishte pamundësuar daljen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet një situatë e tillë në Minierën e Trepçës. Vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm në energjinë elektrike, minatorë të tjerë kishin mbetur po ashtu të bllokuar nën tokë për disa orë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet që menaxhmenti i ndërmarrjes të japë sqarime shtesë lidhur me shkaqet e përsëritura të ndërprerjeve të energjisë dhe masat për garantimin e sigurisë së minatorëve.

Related

Previous Post

Britania përballë një vendimi të ndjeshëm: Marrëveshja e gazit e lidhur me kompani të afërta me Rusinë drejt skadimit

Next Post

Izraeli nis operacion të gjerë në Gaza për gjetjen e pengut të fundit, hapja e Rafahut kushtëzohet me përfundimin e misionit

Next Post
Izraeli nis operacion të gjerë në Gaza për gjetjen e pengut të fundit, hapja e Rafahut kushtëzohet me përfundimin e misionit

Izraeli nis operacion të gjerë në Gaza për gjetjen e pengut të fundit, hapja e Rafahut kushtëzohet me përfundimin e misionit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.