Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministri Maqedonci paralajmëron për kërcënimet e Serbisë: 70% e ushtrisë serbe në jug, afër kufirit me Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
28/05/2025
in Lajme
0
Maqedonci: Inteligjenca ruse e përfshirë në strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia për një konflikt të mundshëm ushtarak, duke e cilësuar situatën si reale dhe shqetësuese. Në një deklaratë për A2CNN, Maqedonci theksoi se rreth 70 për qind e ushtrisë serbe është vendosur në jug të Serbisë, shumë pranë kufirit me Kosovën.

“Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia të ndërmarrë veprime për destabilizimin e rajonit”, deklaroi Maqedonci, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e një FSK-je të aftë, që garanton mbrojtjen e territorit dhe qytetarëve.

Ministri vuri në dukje edhe praninë e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë kufirit, të cilat, sipas tij, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Kosovës.

Maqedonci theksoi se këto veprime nuk janë të rastësishme, por një pjesë e një strategjie më të gjerë agresive të Serbisë. Ai përmendi rastin e grupit kriminal të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që në vitin e kaluar u përpoq të aneksonte veriun e Kosovës, si shembull konkret të kësaj qasjeje.

Megjithatë, Maqedonci garantoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me aleatët amerikanë dhe NATO-n, është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Kosovës. Ai nënvizoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, demokracisë dhe paqes ndërkombëtare, duke theksuar rolin e saj si kontribuese për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Related

Previous Post

Ukraina lëshon sulmin më të madh me dronë ndaj Rusisë – Moska raporton 296 dronë të rrëzuar

Next Post

Trump ofron “Kupolën e Artë” falas Kanadasë nëse bashkohet me SHBA-në

Next Post
Trump ofron “Kupolën e Artë” falas Kanadasë nëse bashkohet me SHBA-në

Trump ofron “Kupolën e Artë” falas Kanadasë nëse bashkohet me SHBA-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.