Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit, Komiteti Disiplinor i Rusisë hap hetim

Qendra Info by Qendra Info
19/08/2025
in Sport
0
Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit, Komiteti Disiplinor i Rusisë hap hetim
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në futbollin rus ka shpërthyer një tjetër skandal. Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë shënjestër e thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut gjatë ndeshjes së 12 gushtit në fazën e grupeve të Kupës së Rusisë.

Incidenti ndodhi në stadiumin e Zenitit, ku skuadra vendase mposhti Rubinin me rezultatin 3-0. Megjithëse Daku arriti të shënonte një gol, ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Pas ndeshjes, kreu i Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës së Federatës Ruse të Futbollit (RFU), Artur Grigoryants, konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se episodi me thirrjet ofenduese do të shqyrtohet në mbledhjen e 20 gushtit.

“Në ndeshjen Zenit–Rubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, deklaroi Grigoryants.

Interesimi i Fiorentinës

Emri i Dakut ka qenë shpesh në qendër të merkatos. Verën e kaluar, Zeniti shfaqi interes për transferimin e tij, por marrëveshja nuk u arrit dhe Rubin Kazani ia zgjati kontratën sulmuesit 27-vjeçar. Tani, sipas mediave ruse dhe italiane, në garë është futur edhe Fiorentina, e cila po monitoron nga afër paraqitjet e tij.

Në ndeshjen e fundit, megjithatë, Daku nuk arriti të linte gjurmë. Ai pati vetëm dy gjuajtje drejt portës, një pozicion jashtë loje dhe fitoi katër duele nga gjithsej 14.

Analiza e trajnerit kundërshtar

Trajneri i Rostovit, Alba, tha pas ndeshjes se skuadra e tij kishte përgatitur plan të posaçëm për ndalimin e sulmuesit shqiptar:

“Çfarë rekomandimesh? Mos e lini Dakun të luajë një me një dhe në momentin e presionit, kur topi shkoi në krah. Luajtëm me kujdes dhe jam i lumtur për vijën mbrojtëse.”

Megjithatë, analistët vërejnë se Daku shpesh u hap në zona, por nuk mori pasimet e duhura nga shokët e ekipit, çka e bëri më të lehtë neutralizimin e tij.

Related

Previous Post

Bimët që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe shëndetin

Next Post

Diaspora dhe Kulla e Boletinëve: Një Udhëtim në Zemrën e Trashëgimisë Shqiptare

Next Post
Diaspora dhe Kulla e Boletinëve: Një Udhëtim në Zemrën e Trashëgimisë Shqiptare

Diaspora dhe Kulla e Boletinëve: Një Udhëtim në Zemrën e Trashëgimisë Shqiptare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.