Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Misteri i amerikanit të ‘fshehur’ në krah të Berishës në fushatë! Kush është Paul Manafort, i dënuari në SHBA për disa krime dhe lidhjet e errëta me Rusinë

16/04/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Misteri i amerikanit të ‘fshehur’ në krah të Berishës në fushatë! Kush është Paul Manafort, i dënuari në SHBA për disa krime dhe lidhjet e errëta me Rusinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, në ditën e tretë të fushatës elektorale, shfaqet në takimin e parë me diasporën, jo në mes kandidatëve apo përfaqësuesve të emigrantëve shqiptarë, por në të dy krahët e tij shfaqen 2 amerikanë, në të djathtë Chris LaCivita dhe në të majtë një personazh i quajtur Paul Manafort.

Të dy amerikanët u panë për herë të parë të hynin së bashku në selinë e Partisë Demokratike, paraditen e 10 shkurtit. Po atë ditë Berisha prezantoi me pompozitet LaCivita-n, si strategun e fushatës së tij. Prej më shumë se një muaji tashmë, edhe pse është pyetur vazhdimisht, Partia Demokratike ende nuk ka bërë publike detajet e marrëveshjes mes tyre dhe koston. Ndërsa roli i amerikanit tjetër mbetet edhe më enigmë, ashtu si edhe është marrëveshja financiare me të.

Por kush është Paul Manafort dhe pse është kaq i njohur, për faqet e mediave më të mëdha botërore?!

Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale.

Pasi drejtoi fushatën e Donald Trump në vitin 2016 Manafort pasi u shpall fajtor për disa krime financiare në vitin 2018. Ai kaloi rreth 2 vite në burg, pas dënimit me 7 vite e gjysmë për mashtrime bankare dhe taksash, lobim të huaj të paligjshëm dhe komplote për intimidim të dëshmitarëve. Manafort u detyrua të paguajë 24.8 million dollarë gjobë, ndërsa u lirua në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, duke kaluar pjesën e mbetur të dënimit në izolim në shtëpi, përpara së më pas të merrte faljen presidenciale nga Trump. Më vonë u zbulua gjithashtu se Manafort u kishte kryer mashtrim financiar në vitin 2019.

Këto dënime u morën nga këshilltari special Robert Mueller teksa hetonte bashkëpunimin e dyshuar të Manafort me qeverinë ruse në vitin 2016. Manafort kishte pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë në këtë rast në shtator 2018, duke pranuar pastrimin e parave, mashtrimin e taksave dhe lobimin e huaj të paligjshëm të lidhur me politikanët ukrainas pro rusë. Ai gjithashtu pranoi se kishte gënjyer hetuesit dhe nën betim para një jurie të madhe për kontaktin e tij me një bashkëpunëtor rus gjatë fushatës së vitit 2016, duke thyer marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Sipas Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA dhe komunitetit amerikan të zbulimit, Manafort kishte lidhje me shërbimet sekrete ruse, ndërsa në Ukrainë ai dhe grupi i tij që ka ardhur në Tiranë, ndihmuan politikanët pro rusë.

Por cilat janë lidhjet e vjetra dhe të reja të Berishës me Paul Manafort?

Po nëse me Chris LaCivita Berisha thotë se ka një kontratë, të cilën premton se do ta bëjë të njohur, për Paul Manafort, Berisha nuk tregon se si është sjellë në Tiranë? Lidhjet e Berishës me Paul Manafort duket se datojnë të paktën 2 vjet më parë.

Misteri i amerikanit të ‘fshehur’ në krah të
Kontrata e lobimit e firmosur nga Sali Berisha dhe Charles Black
Kjo kontratë e firmosur nga vetë kryetari i Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër “Non grata-s” ndaj tij është bërë më 10 prill 2023 me Charles Black, një ish partner i Paul Manafort në kompani të fuqishme lobimi në Uashington.

Por nuk mbarojnë fijet që në fund të lidhin gjithnjë me Paul Manafort. Një shkrim i botuar vetëm 4 ditë më parë në “Huffington Post” thoshte se drejt Tiranës për të ndihmuar një politikan të sanksionuar nga Uashingtoni zyrtar për korrupsion të qenësishëm kanë fluturuar 3 personazhe, të gjithë të lidhur me Paul Manafort. Media e njohur shkruan se ekipi i LaCivita-s është zgjeruar, duke përfshirë sondazhierin e njohur Tony Fabrizio dhe bashkëpunëtorin e vjetër të Manafort-it, Phil Griffin.

Ardhja e këtyre personazheve në Tiranë, në gatishmëri të Berishës, vërtetohet edhe nga deklaratat dhe postimet e vetë Fatmir Mediut, aleat i Berishës, i cili njihet për udhëtimet e shpeshta drejt SHBA dhe kontakte të shumta me botën e politikës amerikane. Vetë Mediu ka njoftuar mbërritjen e të gjithë ekipit, në këtë foto me Chris LaCivita dhe Phil Griphin, ndërsa në një intervistë paralajmëron edhe ardhjen të pjesëtarit tjetër të grupit Tony Fabrizio.

Këto emra kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me Manafortin, deri te lobimi i fuqishëm për të mbajtur në pushtet në Ukrainë njeriun e Vladimir Putin në vitet 2012-13, Viktor Janukoviç, i cili më pas u rrëzua me revolucion nga qytetarët pro perëndimorë.

Për Manafortin Berisha është pyetur vetëm një herë, ndërsa e vetmja përgjigje që ka mundur të thotë është se nuk bëhet fjalë për lobim, ndërsa dënimin e tij e quan persekutim në SHBA

“Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë…Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve….;’

Nëse Paul Manafort është apo jo drejtuesi real i fushatës së Berishës dhe se cila është marrëveshja me të, Partia Demokratike ende nuk e ka një shpjegim, ndërsa edhe pse e ka premtuar as marrëveshja që thuhet se është firmosur me Chris LaCivita ende nuk njihet nga shqiptarët, pavarësisht përbetimeve të Berishës./ Shqiptaja.com

Related

Previous Post

Nesër nga ora 12:00 vazhdon seanca konstituive, njofton Kuvendi i Kosovës

Next Post

SHBA heq sanksionet ndaj krahut të djathtë të Orban, Antal Rogan: Nuk përputhej me interesat tona

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Deliu: Qasje e qëllimshme, e ndërtuar mbi arrogancën politike dhe indiferencën ndaj qytetarit

Deliu e PDK’së: Kurti s’i ka votat as për qeveri, e dëshmon kandidatura e Haxhiut

21/05/2025
Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

21/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info