Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e një personi të dyshuar për dhunë në familje dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan:
-
pesë armë të gjata,
-
një pistoletë me katër karikatorë,
-
447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tij janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje”.