Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Mohoi se Sami Lushtaku ia sulmoi eskortën, pushteti i Albin Kurti suspendon policin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/06/2026
in Category
0
Mohoi se Sami Lushtaku ia sulmoi eskortën, pushteti i Albin Kurti suspendon policin.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pushteti i Albin Kurtit ka suspenduar rreshterin e Mbrojtjes së Afërt, G.M., pasi ai kishte deklaruar se Sami Lushtaku, më 31 janar 2025, nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës.

Burimet e VOX Kosova bëjnë me dije se suspendimi ka ndodhur pasi në RTK u publikua raporti policor lidhur me këtë rast.

E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në KTV, ku ai tha se kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me veturën zyrtare kishte tentuar të shkaktonte një incident në komunikacion me eskortën zyrtare.

Kjo deklaratë u mohua nga Sami Lushtaku, çka më pas rezultoi me publikimin e raportit policor nga Televizioni Publik i Kosovës. Raporti përfshinte deklaratën e rreshterit G.M., i cili kishte thënë se “vetura e dyshuar (e Sami Lushtakut) ka bërë vetëm kyçje të vrullshme, por nuk ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti”.

Megjithatë, ky deklarim duket se i kushtoi me suspendim.

Sipas burimeve  masa nuk është ndërmarrë nga Inspektorati Policor i Kosovës, por drejtpërdrejt nga Policia e Kosovës, institucion që mbikëqyret nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla.

Related

Previous Post

“U kërcënova me pushkatim”, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup ende kam plagë lirie.

Next Post

PDK përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Bashkë i themi STOP krizës.

Next Post
PDK përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Bashkë i themi STOP krizës.

PDK përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Bashkë i themi STOP krizës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.