Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të mos largohen nga ambientet e Kuvendit, pasi gjatë ditës pritet të mbahet edhe një seancë tjetër për votimin e Qeverisë së re.
Pas konstituimit të Kuvendi i Kosovës, kryetarja e sapozgjedhur njoftoi se brenda ditës do të thirret seanca për zgjedhjen e ekzekutivit.
“Sot pritet të mbahet dhe një seancë tjetër, për zgjedhjen e qeverisë. Ju lutem të qëndroni në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Haxhiu në përmbyllje të seancës.
Thirrja e saj vjen në një moment kyç politik, teksa pritet votimi për formimin e Qeverisë, që do të përcaktojë përbërjen e re të pushtetit ekzekutiv në vend.

