Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Moska i kërkon Beogradit sqarime për deklaratat e Vuçiçit mbi shitjen e municionit që mund të përfundojë në Ukrainë

Qendra Info by Qendra Info
08/11/2025
in Lajme
0
Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur, thotë Vuçiq.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë shpjegime lidhur me deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili në një intervistë për revistën gjermane Cicero tha se Serbia është e gatshme të shesë municion partnerëve evropianë, edhe nëse ai “përfundon në Ukrainë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se komenti i Vuçiçit “kërkon një sqarim të menjëhershëm nga Beogradi”, duke kujtuar se Serbia e ka siguruar disa herë Moskën se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

Në intervistën e tij më 30 tetor, Vuçiç ishte shprehur prerë: “Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan.”

Në reagim ndaj Moskës, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviç, theksoi se Serbia nuk furnizon me armatim asnjë palë që ndodhet në luftë, duke nënvizuar se Beogradi respekton “rreptësisht rregullat ndërkombëtare dhe normat e OKB-së”. Ajo shtoi se Serbia është një shtet sovran dhe i pavarur, dhe vendimet e saj “merren vetëm sipas interesave kombëtare”, duke kërkuar nga vendet mike respekt ndaj këtij fakti.

Jovanoviç kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend evropian jashtë Komunitetit të Shteteve të Pavarura që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE — datë që, sipas saj, përkon me fillimin e luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi gjithashtu deklaratat e Vuçiçit, duke thënë se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” ndaj Serbisë, por shtoi se çështja e eksportit të armëve “nuk është aspak e thjeshtë”.

Në të kaluarën, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) kishte pretenduar se kompanitë serbe kishin rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve si Çekia dhe Bullgaria. Pas kritikave nga Moska, Beogradi kishte njoftuar në qershor pezullimin e përkohshëm të eksportit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake, duke deklaruar se ato do të përdoren vetëm nga njësitë vendase.

Megjithatë, Vuçiç kishte konfirmuar se Serbia i kishte shitur municion Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Beogradi vazhdon të mohojë se ka furnizuar drejtpërdrejt Ukrainën ose Rusinë me armë, duke theksuar se nuk mund të kontrollojë përdorimin e armatimit pasi ai shitet në tregje të treta.

Raportet mbi eksportet serbe të armëve nuk janë publikuar prej disa vitesh. Sipas dokumentit të fundit të vitit 2022, vlera totale e licencave për eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë arrinte në rreth 78 milionë dollarë.REL

Related

Previous Post

E shtuna me reshje dhe vranësira në gjithë rajonin

Next Post

Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, 7 të plagosur në Dnipro

Next Post
Sulmi i natës ruse në Kiev: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, 7 të plagosur në Dnipro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.