Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Moska reagon ndaj ultimatumit perëndimor: “Jemi mësuar me sanksionet” – Ukraina nuk është gati për bisedime

Ardian Emini by Ardian Emini
10/05/2025
in Lajme
0
Moska reagon ndaj ultimatumit perëndimor: “Jemi mësuar me sanksionet” – Ukraina nuk është gati për bisedime
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka reaguar zyrtarisht pas paralajmërimeve të fuqishme nga Perëndimi për vendosjen e sanksioneve të reja, nëse Moska nuk pranon armëpushimin 30-ditor të propozuar për konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse TASS, theksoi se Rusia është tashmë e përgatitur për përballjen me sanksione të reja, duke shtuar se këto masa nuk përbëjnë më kërcënim për Moskën.

“Ne jemi mësuar tashmë me sanksionet. E dimë çfarë duhet të bëjmë për të minimizuar ndikimin e tyre dhe tani kemi mësuar ta bëjmë mirë. Nuk ka kuptim që të përpiqen të na trembin”, tha Peskov.

Ukraina, ende jo e gatshme për negociata

Në një intervistë për ABC News, Peskov deklaroi se Ukraina “nuk është e gatshme për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, duke nënvizuar se për momentin “forcat ruse janë duke përparuar në terren”.

Ai komentoi edhe praninë e liderëve të lartë perëndimorë në Kievin e ditëve të fundit, duke vërejtur se disa prej tyre janë “shqetësuar” nga pjesëmarrja e udhëheqësve ndërkombëtarë, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping, në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.

Perëndimi vendos afat: 30 ditë për armëpushim – në të kundërt, sanksione të reja

Reagimi i Moskës vjen pas një takimi të rëndësishëm në Kiev, ku liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës, në bashkëpunim me Presidentin amerikan Donald Trump, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte që do të hynte në fuqi më 12 maj.

Në rast se Moska refuzon këtë nismë, Perëndimi paralajmëroi se do të vendosë sanksione të reja “masive” ndaj Rusisë.

“Topi tani është në fushën e Rusisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve, të cilët biseduan me Presidentin Trump përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë gjatë takimit.

Related

Previous Post

Aksident trafiku në lagjen Ulpiana të Prishtinës, afër shkollës “Ali Sokoli”

Next Post

Trump shpall armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit: Marrëveshje e ndërmjetësuar nga SHBA

Next Post
Trump shpall armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit: Marrëveshje e ndërmjetësuar nga SHBA

Trump shpall armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit: Marrëveshje e ndërmjetësuar nga SHBA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.