Kosova do ta nisë javën me një mëngjes të freskët, shoqëruar me vranësira dhe intervale dielli. Gjatë ditës parashikohet rritje graduale e temperaturave, ku maksimalja do të arrijë deri në 29°C, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime mes vranësirave dhe rrezeve diellore.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të mbeten më të buta, duke u ngjitur deri në 30°C vetëm në disa zona më të nxehta të rajonit.