Të hënën, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në Rrafshin e Kosovës temperaturat do të jenë më të freskëta, me maksimum deri në 25°C, ndërsa në Dukagjin pritet të jetë më ngrohtë, me vlera deri në 28°C.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, e hëna do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell. Megjithatë, në viset kontinentale lindore të rajonit priten më shumë vranësira dhe kushte pak më të freskëta.