E marta në Kosovë do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm. Orët e mëngjesit do të sjellin vranësira të ulëta, ndërsa gjatë mesditës priten intervale të shkurtra kohore me diell në disa zona të vendit.
Gjatë pasdites parashihet shtim gradual i vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes priten reshje lokale shiu. Në viset malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë bore të pakët.
Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera tipike për këtë periudhë, me minimale që pritet të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius.

