E shtuna në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga, ndërsa në disa rajone priten rrebeshe shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Megjithatë, reshjet nuk do të përfshijnë të gjitha viset e vendit.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku maksimalja pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e shtunë do të sjellë intervale me diell të alternuara me vranësira, të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.