Në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet atmosferike do të jenë të pakta, por në disa zona mund të ketë riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen fjolla bore.
Temperaturat do të luhaten nga 0 gradë Celsius minimalja deri në 14 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, por me dominim të vranësirave. Në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut priten reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.

