Të enjten, në Kosovë parashikohet ndryshim i motit për shkak të ardhjes së një fronti me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe të shoqëruara me vetëtima e bubullimë. Në disa zona mund të shfaqen edhe stuhi të fuqishme, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, por në shumë rajone reshjet dhe stuhitë lokale do të jenë të pranishme, veçanërisht në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.