Të shtunën në Kosovë parashihet mot jo-stabil, me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu, por edhe intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra nga jugperëndimi, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe rrebeshe të shpeshta lokale shiu, vende-vende edhe më intensive.

