Të mërkurën, territori i Kosovës do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë dhe stabil. Era do të fryjë nga verilindja, duke sjellë rryma të freskëta, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 4 gradë Celsius në orët e hershme të mëngjesit deri në 24 gradë në orët e pasdites.
Kushtet e favorshme meteorologjike do të përfshijnë edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, ku parashihet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Stabiliteti atmosferik dhe prania e rrezeve diellore do të ndikojnë në rritjen graduale të temperaturave në këto zona.