E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht stabil, me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me më shumë vranësira, ndërsa gjatë ditës pritet kthjellim gradual i motit në shumicën e rajoneve.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 6 gradë Celsius.
Në rajon, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Reshje atmosferike nuk parashikohen në asnjë zonë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriut, pa shkaktuar shqetësime të theksuara.

