Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë mesditës. Megjithatë, mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar.
Temperaturat gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit pritet të zbresin nga -2 deri në -4 gradë Celsius. Ndërkaq gjatë ditës temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur maksimalet nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

