Në Kosovë, mëngjesi i ditës së hënë do të jetë i ftohtë, me temperatura që pritet të zbresin deri në –1°C apo –2°C. Megjithatë, gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të dukshme, duke arritur deri në 11°C apo 12°C, duke sjellë një mot dukshëm më të butë dhe më të këndshëm për këtë periudhë të vitit.
Rajoni: Dhjetori nis me diell dhe stabilitet
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e parë e dhjetorit pritet të jetë kryesisht me mot stabil dhe me diell, duke shënuar një fillim të qetë të muajit dimëror.
— Shqipëria: pjesa veriore dhe qëndrore do të ketë më shumë vranësira, ndërsa jugu pritet të shijojë më shumë ditë të kthjellët.
— Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Mali i Zi: mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Dhjetori starton butë, me temperatura të favorshme dhe një rikthim të diellit në shumë pjesë të rajonit.

