Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë ditës së nesërme, e enjte, Kosova do të përballet me mot të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje shiu në shumicën e rajoneve 5–7 gradë Celsius.
Në viset malore pritet të ketë reshje bore, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që bora të zbresë edhe në Rrafshin e Kosovës – fillimisht në zonat kodrinore dhe më pas edhe në ultësira.
Sipas parashikimeve, reshje më të dendura shiu dhe bore do të shënohen kryesisht në rajonet juglindore, lindore, verilindore, veriore dhe qendrore të vendit. Ndërkohë, ultësira e Dukagjinit pritet të përjetojë kryesisht reshje shiu, me mundësi për përzierje me borë në periudha të caktuara.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë natës së së enjtes dhe në mëngjesin e së premtes, për shkak të intensitetit të reshjeve dhe mundësisë së krijimit të kushteve të vështira në rrugë.