Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se java që kemi hyrë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike, me ndryshime të herëpashershme në mot.
Sipas IHK-së, dita e sotme do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 21 deri në 26 gradë Celsius.
Po ashtu, parashikohet që të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, e cila mund të ndikojë në ndjesinë termike dhe luhatjet afatshkurtra të motit gjatë ditës.